Një situatë dramatike u krijuar brenda një avioni që po udhëtonte nga qyteti kroat i Zadrës. Mediat e huaja shkruajnë se përmes një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale shihet se një turist nga Britania e Madhe tenton të hap derën e avionit.
I riu sipas mediave lokale ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike, ku fillimisht bërtiste dhe më pas filloi të vrapojë para stjuardesës dhe u nis drejt derës.
Megjithatë dy pasagjerë të tjerë vrapuan dhe e arritën ta rrëzojnë në tokë për të parandaluar më të keqen.
Ndër të tjera në media thuhet se, shumica e pasagjerëve po ktheheshin nga një festival, ku kishin shkuar të marrin pjesë, ndërsa i riu është nxjerrë më pas nga aeroplani./abcnews.al