Aktuale

U aksidentua rëndë me motor! VDES tek spitali i Traumës i riu (EMRI)

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë Aleks Uka, i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur në segmentin rrugor Fushë Arrëz–Bajram Curri, në fshatin Porav.

Fillimisht u raportua se ngjarja kishte ndodhur si pasojë e një përplasjeje mes motorit që drejtonte viktima dhe një automjeti tip fuoristradë. Megjithatë, verifikimet e kryera nga autoritetet kanë zbardhur një dinamikë tjetër.

NEWS  Këmbimi valutor 20 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjeraSipas të dhënave paraprake, Aleks Uka dyshohet se ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës. Fuoristrada nuk ka qenë e përfshirë në aksident, por drejtuesi i saj është ndalur në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë të plagosurit.

Pas aksidentit, Uka u dërgua fillimisht në spitalin e Bajram Currit dhe më pas u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

NEWS  Tre skenarët që përcaktojnë nëse armëpushimi SHBA‑Iran do të çojë në paqePolicia vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Të Ngjashme