Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

U arrestua për trafik droge në Itali, Elsa Lila: Ngjarja më e rëndë e jetës time

Elsa Lila ka treguar se arrestimi i saj nga shteti italian, pasi dyshohej si pjesë e një grupi të trafikut të drogës, ishte ngjarja më e rëndë që i kishte ndodhur në jetë.

“Ishte ngjarja më e rëndë që më ka ndodhur në jetën time dhe nuk ia uroj askujt”, u shpreh këngëtarja e njohur në një intervistë për “Opinion”.

“Ja që ndodhka të jesh i pafajshëm dhe të përfundosh në një histori absurde. Kush më njeh nga afër e di shumë mirë sesi jetoj. I njeh shumë mirë principet e mia, vlerat e mia. Ishte thjesht një absurditet”, shtoi ajo.

Elsa u rrëfye gjithashtu për koncertin madhështor që do të mbajë në Tiranë, si dhe për faktin që do ta ndajë skenën edhe me Pirro Çakon, për të sjellë ndër të tjera hitin e tyre “Diferenca je ti”.