Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në Pogradec, ku humbi jetën Kristaq Çulaku, rreth 65 vjeç, pasi u dëmtua aksidentalisht me një mjet prerës tip troko/fresibël teksa punonte në banesë.
Fqinjët e tij tregojnë momentet e fundit të jetës së 65-vjeçarit dhe përpjekjet për t’i dhënë ndihmë pas aksidentit.
Njëra prej fqinjeve tregon se e kishte takuar atë mëngjes dhe se viktima i kishte thënë se do të shkonte në Korçë. Më pas, ai ishte kthyer në banesë dhe kishte nisur punën.
NEWS E pazakontë, mjegulla ‘mbulon’ Liqenin e Fierzës/ Fenomen i rrallë për muajin korrik“Erdhi këtu, pa lepurat dhe pastaj vajti mori trokonë, seç do bënte. U çuditëm kur dëgjuam që po thërrisnin. Erdhëm dhe e gjetëm të mbaruar. Ambulanca erdhi pas gjysmë ore”, rrëfen ajo.
Një tjetër banore tregon se e kishte parë pak para ngjarjes, ndërsa ai merrej me punët e shtëpisë.
“Më tha që lepujt janë rritur. Më kërkoi një vazo të vogël për të mbjellë borzilok. Më tha që kur të kthehej nga Korça do më mbushte edhe bombolën. Nuk e mendova që do ndodhte kjo”, shprehet fqinja.
NEWS U futën në det për të shpëtuar një grua që po mbytej por HUMBËN JETËN të katërtAjo rrëfen edhe momentet e vështira pas aksidentit: “Kur vajta, e thirra Kiço, Kiço. I hodha ujë, por nuk u përmend fare. Më pa në sy dhe vetëm bënte ‘of’. Thirra njerëzit, sepse nuk e kapja dot nga frika. Trupi iu mbulua me gjak”.
Sipas banorëve të zonës, 65-vjeçari jetonte i vetëm. Dy djemtë e tij ndodhen në Londër, ndërsa bashkëshortja jeton në Greqi.
