Lajme

U.d. Presidentja Haxhiu takoi Kryesuesin e KQZ-së, diskutuan për përgatitjet për zgjedhjet e reja

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosova, Albulena Haxhiu, priti në takim Kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, për të diskutuar hapat institucionalë drejt shpalljes së zgjedhjeve të reja.

Në takim u theksua rëndësia e përgatitjes në kohë të të gjitha veprimeve që lidhen me organizimin e procesit zgjedhor.

U nënvizua se procesi duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe standardet demokratike.

Haxhiu vlerësoi rolin e KQZ-së në garantimin e një procesi të rregullt, të besueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Gjithashtu, u diskutua për afatet ligjore, përgatitjet administrative, koordinimin ndërinstitucional dhe zhvillimin e procesit pa vonesa e me standarde të larta profesionale.

Të Ngjashme