Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U gjet e vdekur poshtë urës së Dajlanit, e reja mund të jetë vrarë në një tjetër vend

Një 32-vjeçare u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm poshtë urës së Dajlanit në Durrës.

Sipas autoriteteve, dyshohet se 32-vjeçarja Luljeta Preza mund të jetë vrarë nga persona që e shfrytëzonin.

Por gjithashtu po hetohet edhe pista se mund të ketë pasur një konflikt mes vajzave që grumbullohen pas mesnate në atë zonë.

Ndërkohë në polici, pas kësaj ngjarjeje janë shoqëruar të paktën 17 persona, kryesisht vajza.

E reja që u gjet e vdekur është proceduar më parë për veprën penale të prostitucionit.

Dyshimet janë se trupi i 32-vjeçares është transportuar gjatë natës poshtë urës së Dajlanit nga një vend tjetrë.

/5pyetjet.al