Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U kap në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave dënohet me 11 mijë vite burg! Dëshmia: Nëse do krijoja një organizatë kriminale, s’do isha kaq amatoresk

Bosi turk i kriptomonedhave, Faruk Ozer është dënuar me 11.196 vite burg.

Themeluesi i Thodex, i cili u kap në Shqipëri, u dënua për pastrim parash, mashtrim dhe themelim të një organizate kriminale.

Prokurorët kishin kërkuar dënimin e 29 vjeçarit me 40.562 vjet burg.

“Nëse do të krijoja një organizatë kriminale, nuk do të kisha vepruar në mënyrë kaq amatoreske”, mësohet se ka thënë Faruk Ozer në gjykatë, raporton Anadolu.

Ndërsa shtoi: “Thodex ishte thjesht një kompani dhe falimentoi. Nuk përmendet asnjë organizatë kriminale në Thodex. Unë jam mjaft i zgjuar për të menaxhuar të gjitha institucionet në botë. Kjo është e dukshme nga kompania që themelova në moshën 22-vjeçare. Është e qartë se të dyshuarit në dosje janë viktima prej më shumë se 2 vitesh”.