Aktuale

U kapën duke shitur me kokainë, arrestohen dy shqiptarët në Itali! Brenda në apartament iu gjetën mijëra euro

Dy shqiptarë rreth tw 20-vejanë arrestuar nga Policia e Shtetit në Savonë, Itali, të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin.

Njëri prej tyre rezulton me precedentë penalë, ndërsa peracioni u zhvillua në kuadër të kontrolleve të intensifikuara kundër trafikut të drogës, veçanërisht në zonat e qytetit të frekuentuara nga persona të varur nga narkotikët.

Sipas autoriteteve italiane, gjatë një vëzhgimi pranë Giardini delle Trincee, efektivët konstatuan një shkëmbim droge mes dy personave. Njëri prej tyre u ndalua menjëherë dhe gjatë kontrollit iu gjetën tre pako të verdha, me rreth 0.40 gramë kokainë secila, si dhe 360 euro në portofol. Në xhepin ku policia e kishte parë të fuste dorën pas shkëmbimit u gjetën edhe 30 euro të tjera, që dyshohet se ishin përfituar nga shitja e drogës.

NEWS  Paralajmërim i fortë nga Ambasada e SHBA në Tiranë: Mos rrezikoni të …Kontrolli sipas mediave italiane, u shtri më pas në banesën ku qëndronte i arrestuari, së bashku me shqiptarin tjetër që kishte mbërritur në vendngjarje. Brenda apartamentit, policia gjeti lëndë narkotike të ekspozuar mbi rafte dhe tavolinë, si dhe materiale që dyshohet se përdoreshin për paketimin e dozave. Në total, autoritetet sekuestruan rreth 44 gramë kokainë. Prej tyre, rreth 39 gramë ishin ende në formë të papërpunuar, ndërsa rreth 4 gramë ishin ndarë në 9 doza të gatshme për shitje.

NEWS  FOTO/ Aksidenti tragjik, ja vendi ku humbi jetën 7-vjeçariGjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu 1,490 euro, kryesisht në kartëmonedha të prerjeve të vogla, dy peshore precize dhe një sasi e konsiderueshme qesesh celofani të verdha, që dyshohet se do të përdoreshin për paketimin e drogës.

Hetimet vijojnë për të zbardhur aktivitetin e dy të rinjve dhe për të përcaktuar nëse ata janë pjesë e një rrjeti më të gjerë të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Savonës.

NEWS  Alarm për b*mbë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, një objekt i dyshimtë i lënë në rrugë mobilizon policinë

Të Ngjashme