Aktuale

U nda nga jeta pas një aksidenti në Zvërnec, kush ishte gazetari Enrik Mehmeti. Nga përkthyes në kampin “Alba” te raportimi për mbi 20 vite nga qyteti i Vlorës

Opinioni publik u trondit mbrëmjen e mbremshme(e shtunë) nga lajmi tragjik i humbjes së jetës në moshën 40 vjeçare të gazetarit të njohur nga Vlora, Enrik Mehmeti.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, ai po lëvizte me një motor me katër rrota, në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec kur dyshohet se, si pasojë e një manovre të gabuar, humbi kontrollin e mjetit dhe motori u rrokullis disa herë.

Enrik Mehmeti ka raportuar prej më shumë se 20 vjet ngjarjet më të fundit nga qyteti bregdetar, duke u kthyer në një zë të besueshëm për qytetarët.Ngjarjet e vitit 1997 shënuan edhe fillimet e tij në gazetari, ndonëse ishte vetëm 11 vjeç.

Ai u angazhua me përkthime në kampin e operacionit “Alba” ku ushtarët italianë kishin ardhur në Shqipëri për të vendosur stabilitetin pas trazirave.

Pak vite më vonë ai nisi raportimet nga terreni, duke përcjellë te lexuesit dhe shikuesit informacione nga politika, kronika, kultura dhe sporti dhe duke qenë një zë me peshë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve në qytetin bregdetar.

Të Ngjashme