Lajme

U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 49-vjeçari Kreshnik Cara, i cili mbeti i plagosur me thikë pas një konflikti në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, Cara nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra në pjesën e barkut.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si shtetasi Toni Nake.

Përmes një njoftimi të dytë, Policia e Shtetit konfirmoi vdekjen e 49-vjeçarit, ndërsa bëri me dije se grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi K. C., 49 vjeç, i cili u plagos me mjet prerës, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”./A2CNN

Të Ngjashme