Një qytetar ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja në Skënderaj ku mbeti i lënduar Hysni Mehani nga kryetari I komunës Sami Lushtaku.
Ky qytetar ka treguar se si ka tentuar ta regjistroj rastin, por është sulmuar edhe vetë nga njerëzit e Lushtakut.
Ai thotë se është sulmuar nga një zyrtar komunal në Skenderaj që njihet për një të kaluar kriminale.
Rrëfimi i tij:
Sami Lushtaku me disa persona, me banditat e vetë e kanë sulmuar një person. Edhe unë jam i sulmuar nga Kushtrim Haziri i cili njihet për një të kaluar thuajse kriminale, i cili është zyrtar komunal dhe i cili tentojke me ma marr telefonin. Dhe unë në ato momente kur Samiu ka tentu me sulmu Hysni Mehanin, unë e kam nxjerrë telefonin për shkak me bë video, të cilin armë të vetme e kemi me ia dëshmu qytetarit dhe popullit me ҫfarë kanë të bëjnë, me ҫfarë bandita kemi të bëjmë. Ne nuk jemi asi persona, që me dhunë t’i zgjidhim ҫështjet. Dhe në momentin që e kam nxjerrë telefonin me ka rënë Kushtrim Haziri në dorë dhe ma ka gjujt telefonin. Në ato momente ia kanë nisë mem godit mu.
