Deputeti i parlamentit gjerman, Gunther Krichbaum thotë se në vizitën e tij në Shqipëri është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë.
Ai thotë se Shqipëria na merr shumë kohë, ndërsa theksoi se duhet të kujdesen edhe për vende të tjera të rajonit.
Apeli i deputetit gjerman ishte që të vazhdohet me përkushtim në procesin e anëtarësimit. “Është një rrugë e gjatë- tha ai- mos e humbi durimin”.
“U takova edhe me kryeministrin tuaj, për ta bërë më transparente dhe me anëtarë të tjerë të qeverisë. Ishte një program i plotë. U takova edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani, u takova me ministrin e Jashtëm, Igi Hasani. Edhe me zotin Basha u takova dhe kryesinë e PD. U takova edhe me zotin Shabani nga nisma Thurje, u takova me studente.
Ka edhe delegacione që i presim në Berlin, pra nuk është një rrugë vetëm me një kalim.
Ne duhet të kujdesemi edhe për vendet e tjera. Duhet të mendoni se Shqipëria na shpenzon një kohë të madhe. Bëhet fjalë për ardhmërinë e një rajoni të tërë, jo vetëm të Shqipërisë.
Apeli im është që të përforcojmë punën. Vazhdoni të përkushtoheni në procesin e anëtarësimit. Është një rrugë e gjatë, mos e humbi durimin”, tha Krichbaum.