Aktuale

U vra nga partneri në Malin e Zi, 36-vjeçarja ishte me origjinë nga Lezha

Një ngjarje e rëndë u shënua një ditë më parë në Ulqin, Mali i Zi, ku një 46-vjeçar nga Kosova vrau partneren e tij 36-vjeçare.

Viktima është identifikuar si Dila Ndoj nga Balldreni i Lezhës, ndërsa lajmi ka tronditur familjarët dhe banorët e zonës ku ajo jetonte.

Sipas të dhënave paraprake, familjarët kanë udhëtuar drejt Malit të Zi që prej ditës së djeshme, ku po ndjekin procedurat për tërheqjen e trupit të pajetë.

Mësohet se ceremonia mortore pritet të zhvillohet në vendlindjen e saj, në Balldren të Lezhës, ku familja do të hapë dyert e mortit.

Bashkim Gashi, pasi vrau të renë shqiptare i vendosi edhe flakën shtëpisë së tyre në Kodre. 46-vjeçari u arrestua nga autoritetet malazeze vetëm pak pas krimit të kryer.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Të Ngjashme