Lajme

Universiteti i Tiranës në retreat-in diplomatik të organizuar në Dibër

Në Dibër të Madhe u zhvillua retreat-i diplomatik i radhës, i organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup, nën kujdesin e ambasadorit SH.T.Z. Denion Meidani.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, drejtues të universiteteve, personalitete të jetës publike dhe studentë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të përfaqësuara gjithashtu në nivel diplomatik nga ambasadorët e të dyja vendeve.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, së bashku me drejtues të institucioneve të arsimit të lartë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Diskutimet u përqendruan në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, forcimit të bashkëpunimit ndëruniversitar, kontributit të Universitetit të Tiranës, si universiteti shqiptar lider në rajon, në arsimimin e të rinjve shqiptarë si dhe rolin që duhet të kenë institucionet e arsimit të lartë në zhvillimin e rajonit.

Gjithashtu, një vëmendje e veçantë iu kushtua diskutimeve mbi zhvillimin e projekteve dhe programeve të përbashkëta ndërmjet universiteteve shqiptare dhe institucioneve të arsimit të lartë të vendeve të rajonit, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira.

Retreat-i shërbeu si një mundësi për shkëmbimin e ideve dhe forcimin e urave të bashkëpunimit akademik, institucional dhe rajonal, në një atmosferë miqësore dhe bashkëbisedimi të hapur.

Të Ngjashme