Lajme

Uran Ismaili viziton Sami Lushtakun: Jam i lumtur që u pamundësua skenari i Kurtit për dhunë

Uran Ismaili, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka njoftuar se ka kaluar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e Sami Lushtakut në Skenderaj.

Ai ka thënë se është i lumtur që organizimi qytetar dhe bashkëpunimi me institucionet “e pamundësuan skenarin e Albin Kurtit për dhunë në Skenderaj”, pasi u dërguan forca të shumta policore.

Ismaili gjithashtu reagoi ndaj etiketimit të figurave të UÇK-së, duke thënë se bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, Ilaz Kodrës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nuk mund të njollosen me përshkrime të tilla, pasi siç tha ai, UÇK është vlerë universale e popullit dhe duhet të respektohet nga të gjithë.

“Së bashku me Arizonën, e kaluam mëngjesin në shtëpinë e mikut tonë, Sami Lushtaku, në Skenderaj. Ngjarjet e ditëve të fundit patën në cak qytetin e Skenderajit, duke dërguar forca të shumta policore. Jam i lumtur që organizimi qytetar dhe bashkëpunimi me institucionet e pamundësuan skenarin e Albin Kurtit për dhunë”, shkroi Ismaili.

Të Ngjashme