Në çështjen gjyqësore kundër Hashim Thaçi dhe të tjerëve për vepra kundër administrimit të drejtësisë, Gjykatësi i Vetëm ka urdhëruar palët që deri më 22 prill 2026 të dorëzojnë parashtrime me shkrim. Këto parashtrime lidhen me aspekte të rëndësishme për përcaktimin e kalendarit të pjesës së mbetur të procesit.
Gjykatësi Gosnell bëri të ditur se palët duhet t’i paraqesin qëndrimet e tyre duke u bazuar në supozimin se nuk do të ketë nevojë për seanca shtesë për dëshmitarët e Mbrojtjes.
Ai gjithashtu theksoi se kjo bëhet pa paragjykuar vendimet për mocionet ende të pashqyrtuara të Mbrojtjes.
Në urdhrin e lëshuar më 16 prill 2026, është përcaktuar edhe një afat tjetër procedural.
Konkretisht, data 5 maj 2026, ora 16:00, është caktuar si afat për Mbrojtjen që të dorëzojë njoftimet për mbylljen e paraqitjes së provave, në varësi të konfirmimit pas parashtrimeve të palëve.
