Ushtria e Iranit ka paralajmëruar se do të “hapë fronte të reja” kundër SHBA-së nëse ajo rifillon sulmet ndaj vendit.
Kjo vjen mes raportimeve se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake në Iran për shkak të një bllokimi në negociata.
“Nëse armiku është aq budalla sa të bjerë përsëri në kurthin sionist dhe të nisë agresion të ri kundër Iranit tonë të dashur , ne do të hapim fronte të reja kundër tij, me pajisje dhe metoda të reja”, tha zëdhënësi i ushtrisë Mohammad Akraminia, sipas agjencisë së lajmeve ISNA të Iranit.
Guardian raporton se Trump pritet të takohet me këshilltarët e sigurisë kombëtare më vonë sot për të diskutuar mundësitë për rifillimin e veprimeve ushtarake.
