Shtetasi nga Kosova që u godit nga automjeti në “Rrugën e Kombit” ka humbur jetën rrugës gjatë trasportimit për spital.
Ndërkohë, edhe shoferja që ka goditur viktimën është nga Kosova.
Shtetasi nga Kosova sapo ka zbritur nga autobusi ka tentuar të kalojë nga ana tjetër e autostradës, por u përplas nga automjeti.
“Rreth orës 08:45, në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gëziq, automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N. R. ka përplasur shtetasin K. A., rreth 46 vjeç, këmbësor. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. A., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një kosovar goditet nga një automjet në “Rrugën e Kombit”, në gjendje të rëndë
