Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdes një person pasi goditet nga kamioni në Thumanë

Një person ka vdekur pasi është goditur nga një kamion në Thumanë të Shqipërisë.

Sipas njoftimit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes derisa shoferi i kamionit është shoqëruar në polici.

 

Njoftimi i Policisë:

Më datë 29.04.2024, rreth orës 18:05, në Thumanë, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin ka aksidentuar shtetasin ,65 vjeç, nga Kruja, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.