Lajme

Vëllai i Liridona Ademajt reagon pas vendimit të Apelit: Shpresojmë që vrasjeve të grave t’u vijë fundi

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga Gjykata Themelore ndaj të akuzuarve për vrasjen e motrës së tij.

Ademaj ka thënë se Liridona nuk do t’i kthehet më familjes, ndërsa fëmijët e saj do të rriten pa praninë e nënës.

“Vajza dhe motra jonë, Liridona, nuk do të na kthehet. Fëmijët e saj do të rriten pa nënën e tyre, por na ngushëllon fakti që ky rast mori epilog edhe në nivel të Gjykatës së Apelit”, ka shkruar ai.

Ai ka përmendur edhe të dënuarit Naim Murseli dhe Granit Plava, duke shprehur shpresën që edhe Kushtrim Kokalla të marrë të njëjtin epilog.

Në reagimin e tij, Ademaj ka falënderuar të gjithë ata që kanë përcjellë rastin, veçanërisht mediat për vëmendjen dhe hapësirën që i kanë kushtuar familjes.

Në fund, ai ka shprehur dëshirën që vrasjeve të grave t’u vijë fundi dhe Kosova të bëhet një vend më i sigurt për gratë.

Të Ngjashme