Jakup Hasani, nipi i viktimës së atentatit të ndodhur sot në Fier Selami Hasanit, ka dalë nga salla e operacionit.
Raportohet se Hasanit iu nxorën 4 plumba nga trupi, ndërsa tashmë gjendja e tij do të mbahet nën vëzhgim nga mjekët e spitalit memorial të Fierit.
Ngjarja e rëndë ndodhi paradite ne sotme, ku autori hyri në oborrin e familjes, dhe qëlloi me breshëri plumbash, duke vrarë “Sel Çamin” dhe duke plagosur rëndë nipin e tij, Jakup Hasanin. Pas krimit, policia gjeti makinat e autorëve të djegura, një në fshatin Dermenas dhe një në rrethin e Pojanit.
Ndërkohë, në oborrjanë gjetur dhjetë gëzhoja, ndërsa në mjetin tip “Volvo” që u gjet i djegur në Dermenas u gjetën dy armë zjarri, që dyshohet se u përdorën në këtë atentat.
Viktima njihej edhe si “Sel Çami” dhe “Seli i Malit”, teksa kishte vetëm pak javë që kishte dalë nga burgu, ku kishte vuajtur një dënim me 25 vite burg, për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2002 në Fier.
Selami Hasani, tashmë në të 60-tat e tij, në vitin 2002, së bashku me shtetasin Pëllumb Yzeiri, lanë të vrarë dy persona, Julian Isufajn dhe Esat Taren. Për ngjarjen e rëndë, Hasani u vu në pranga rreth 7 vite më vonë, në vitin 2009, dhe vuajti një dënim me 25 vite burg, që duket se ka përfunduar më herët për çështje burokratike.
