Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, ka postuar një fotografi ku shihen vëllezërit e ish-presidentit Thaçi me Fatmir Limajn dhe të vëllain e tij.
Behramaj e ka përshkruar si kafe mes miqsh, me gishtin që njihet si simbol i fushatave të mëhershme të Thaçit.
“Kafe mes miqsh”, ka shkruar ai.
Të hënën Partia Demokratike e Kosovës e ka diskutuar kërkesën e Fatmir Limajt për të garuar në listën e saj.
Pas mbledhjes së kryesisë kreu i PDK-së Bedri Hamza ka deklaruar para mediave se kjo parti e mirëpret kontributin, por kësaj radhe Limaj s’do të jetë pjesë e listës së PDK-së.
