Aktuale

Vendimet e reja të qeverisë/ Nga medaljet speciale për FA te raporti për minoritetet, ja çfarë u miratua

Këshilli i Ministrave ka zhvilluar këtë të mërkurë mbledhjen e radhës ku ka marrë disa vendime dhe ka miratuar disa projektligje.

Bëhet me dije se qeveria ka miratuat vendimin për Krijimin e medaljeve, shenjave dhe distinktivëve të veçantë të nderit për mirënjohje, përkujtimore apo shërbimi në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe përcaktimin e kritereve, procedurave dhe autoriteteve përgjegjëse për dhënien e tyre.

Sot u miratua në parim, Karta Themeluese e Organizatës së Bashkëpunimit Digjital.

Qeveria miratoi Raportin e Gjashtë Periodik Kombëtar për zbatimin e konventës kuadër të Këshillit të Evropës “Për mbrojtjen e minoriteteve”.

Këtë të mërkurë u dha miratim për dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për disashtesa në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Po sot, sipas VKM-së, u propozua projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për instrument huaje, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit (huadhënësi), për projektin “Përmirësimi i ITUN Durrës dhe rehabilitimi i sistemit të kanalizimeve të ujërave të përdorura në zonën historike të qytetit të Durrësit””.

Të Ngjashme