Aktuale

VENDIMI I ZBARDHUR/ Ergys Agasi ka futur telefon! Informacioni operativ në SPAK që çoi në kontrollin e qelisë së tij

Zbardhet vendimi i gjykatës së posaçme që lejoi kontrollin e qelisë së Ergys Agasit në burgun e Bradasheshit. Vendimi motivohet mbi një informacion operativ se personi nën hetim për disa vepra penale, Ergys Agasi, kishte futur një telefon në ambjentet e paraburgimit, duke vijuar të mbajë komunikimet me lidhjet e tij jashtë.

Sipas dokumentit të siguruar nga gazetari Elton Qyno, dy prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, kanë hyrë në dijeni të këtij informacioni operativ dhe më pas në datën 12 Tetor, i janë drejtuar me shumë urgjencë me një këresë gjykatës së Posaçme, duke kërkuar lejimin e kontrollit të Ergys Agasit, i cili qëndron i izoluar në sektorin Nr.1 të Godinës “B” të paraburgimit BradasheshMbi bazën e kësaj kërkesë në orën 15:59 të datës 12 Tetor, gjyqtarja e çështjes Flojera Davidhi, ka miratuar kërkesën e dy prokurorëve, duke lejuar kontrollin e Ergys Agasit në sektorin Nr.1 të Godinës “B”.

Sipas dy prokurorëve kontrolli motivohet në prezencën e një telefoni në qeli, informacion që ata e kishin siguruar në rrugë operative. Prokurorët argumentojnë se Ergys Agasi, ka mundësuar futjen e aparateve celulare, të cilat i përdor për të komunikuar me lidhjet e tij jashtë burgut, me qëllimin vijimin e aktivitetit kriminal, intimidimin e dëshmitarëve dhe prishjen e provave kundër tij.

Nisur nga kjo situatë pas marjes së vendimit të Gjykatës së Posaçme, disa oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit në orën 21:00 janë shfaqur për kontroll në ambjentet e sektorit Nr.1 të Godinës “B”, duke shkuar direkt tek qelia ku qëndronte personi nën hetim Ergys Agasi.

Ad
Në momentin kur kanë hyrë oficerët, Ergys Agasi, ka pasur një telefon në dorë dhe menjëherë e ka flakur në dorë. Ndërkohë kontrolli ka vijuar dhe tek të paraburgosurit e tjerë në këtë sektor, duke u sekuestruar dhe 3 telefona të tjerë.Telefonat janë hedhur në tokë dhe askujt nuk i është kapur fizikisht në trup. Të 4 telefonat tashmë janë sekuestruar dhe pritet ti nënshtrohen ekspertizës kibernetike.
Që nga fundi i muajit Gusht 2026 kur Ergys Agasi është arrestuar dhe lënë në masën e arrestit në burg, ai është vendosur në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan. /Nga Elton Qyno – Syri.net

Të Ngjashme