Veprimtari nga diaspora, Agim Aliçkaj ka reaguar ashpër në lidhje me “sulmet” që po bëhen ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se kritikat dhe fyerjet ndaj tij vetëm sa po ia forcojnë bindjen për ta mbështetur në zgjedhje.
“Sa më shumë po e fyejnë KM Albin Kurti, mezi pres të votoj për të!”, shkroi ai në reagimin e tij publik në Facebook.
Me këtë deklaratë, ai thotë se sulmet ndaj Kurtit i sheh si të padrejta dhe se ato, në vend që ta largojnë, po e motivojnë edhe më shumë ta përkrahë dhe ta votojë.

Reagimi në Facebook
Sipas tij, mbështetja për Kurtin po rritet pikërisht nga reagimet dhe kritikat e vazhdueshme ndaj tij.
