Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vërshimet në Skenderaj, Istog e Mitrovicë, Bajrami: Qeveria s’iu dha asnjë cent, pse sillen kështu me qytetarët

Deputetja e LDK-së, Hikmete Bajrami, ka thënë se Qeveria e Kosovës ende s’ka ndarë asnjë cent për familjet nga Skenderaj, Istogu dhe Mitrovica, të cilat janë dëmtuar nga vërshimet.

Bajrami ka thënë e mbase Qeveria ka harruar se çfarë ka ndodhur, por potencon se atyre që ua ka marrë uji e balta shtëpitë e bizneset nuk harrojnë.

Deputetja e LDK-së duke iu referuar Qeverise si “e rekordeve te të hyrave buxhetore”, ka pyetur se “pse sillet kështu me qytetarët e saj”.

“Qeveria e Kosovës edhe sot e kësaj dite nuk ka ndarë asnjë cent për familjet e dëmtuara nga vërshimet, në fillim të këtij viti, në Skenderaj, Istog dhe Mitrovicë.

Qeveria edhe mund të harroj se çka ndodhi në disa komuna në Kosovë në fillim të këtij viti, por ata që janë prekë drejtëpërdrejtë, atyre që uji e balta u pat marrë shtepitë e bizneset nuk harrojnë kurrë.

A din qeveria e rekordeve të të hyrave buxhetore me na tregu pse? Pse sillet kështu me qytetarët e saj?!”, ka shkruar Bajrami.