Lajme

Vetura përplas për vdekje fëmijën në rrugën Korçë-Ersekë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Kamenicë në aksin Korçë-Ersekë të Shqipërisë.

A2 CNN raporton se një automjet ka përplasur për vdekje një fëmijë.

Raportohet se automjeti ka goditur një fëmijë 4 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Korçës.

Sipas policisë, fëmija ka qenë duke lëvizur në aksin nacional kur është goditur nga mjeti, i cili po lëvizte nga Korça në drejtim të Qafës së Qarrit.

Në momentin e aksidentit, mësohet se fëmija ka qenë i vetëm në rrugën nacionale pasi shtëpinë e kishte pak më në thellësi të këtij aksi, ndërsa në fillim u raportua se ishte i shoqëruar nga nëna e tij.

Drejtuesi i mjetit ka tentuar të shmangë përplasjen me 4-vjeçarin dhe ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në komisariatin e Korçës ku po merret në pyetje për të sqaruar më shumë dinamikën e këtij aksidenti.

 

Të Ngjashme