Aktuale

VIDEO/ Monika Kryemadhi ironizon rastin Hyseni-Agasi: E pe si i fik radarët? Dashuria qenka e madhe…

Monika Kryemadhi ka ironizuar zhvillimet e fundit që lidhen me drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasin.

Teksa ka mbërritur në ambientet e SPAK-ut, Kryemadhi është ndalur për pak çaste për të folur me gazetarët, duke komentuar në mënyrë ironike rastin.

Ad
“E pe si i fik radarët? Dashuria qenka e madhe. Si nuk na i fiku njeri radarët, neve na i ngelën ndezur”, u shpreh Kryemadhi para gazetarëve.

Të Ngjashme