Mesazhet që dolën në publik, evidentojnë se drejtoresha e SHISH-it përdorte aplikacionin e sigurt Signal, por ato gjithsesi u arrit të vendosen nën përgjim duke e nxjerrë zbuluar gruan që ka drejtuar deri dje institucionin e shërbimeve sekrete shtetërore të Shqipërisë.
Mesazhet që janë me qindra dhe një pjesë e tyre u bënë sot publike, janë bërë nga drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, me deri pak kohë më parë të shumëkërkuarin Ergys Agasi, i arrestuar disa javë më parë për aferën e AKSHI-t pas disa muajsh në arrati.
Në pjesët e bëra publike nga dosja e SPAK, sugjerohet një raport personal i Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit.
Komunikimi mes tyre ka qenë i vazhdueshëm dhe ndër përgjimet që dolën datojnë deri 2 ditë para 20 shtatorit 2026 kur GJKKO vendosi masën e arrestit shtëpiak për Hysenin.
SPAK ka gjetur 508 komunikime në celular të Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit, nga fundi i qershorit deri më 26 gusht kur ai u arrestua në Durrës, të gjitha përmes aplikacionit të enkriptuar SIGNAL
Në komunikimet me Signal, drejtorja e SHISH, Vlora Hyseni, duket se në shkelje të hapur me detyrën, raportonte te Ergys Agasi për lëvizjet dhe takimet e saj të punës.
Sipas SPAK, në komunikimet mes tyre, tregohet se Hyseni komunikonte me Agasin edhe gjatë kohës që ky i fundit, ish zyrtar shteti dhe më tej biznesmen ishte në kërkim nga drejtësia.
Në dosjen e SPAK që u paraqit në gjykatë, thuhet: “Në disa prej komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni identifikohet drejtpërdrejt me interesat e Ergys Agasit kundrejt organeve të drejtësisë që po e ndiqnin penalisht, duke përdorur shprehje si;
“Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë.”
“Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot..
“Të gjithë ne.”
“Do përfundojmë keq, shpirt.””, thuhet në dosjen hetimore.
Në një tjetër bisedë, ajo i tregon Agasit se do të takohet me kryeministrin Edi Rama.
“Po më presin me shku te KM… Jo mo zemër unë një orë nuk rri më shumë me atë”.
Po ashtu Vlora ndan me Agasin edhe informacione të tjera. Ajo përmend ish zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe kreun e deputetëve socialistë, Taulant Ballën.
Më tej SPAK vëren: “Solidarizimi me personin në kërkim Ergys Agasi pasqyrohet edhe në mesazhet e datës 22.08.2026 ku Vlora Hyseni i shkruan: “Sa sh gjëra na kanë bërë ne…. Te gjitha shpirt… O shpirt. Kjo është një situatë që do ja hedhim… Problemi është koha… Sa konsistencë kemi.”. Në vijim të komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit nën hetim Ergys Agasi; “Taulant Balla kryetar Kuvendi…. Kështu janë infot… Bela me Taon shoku” (nënkuptohet deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku)”, thuhet në dosjen, pjesë të së cilës publikoi më herët sot gazeta Panorama, ndërsa faksimilet e mëposhtme u publikuan në mbrëmje nga Opinion në Tv Klan.


Në dosjen e SPAK gjithashtu thuhet:
“Nga përmbajtja e komunikimeve mes tyre rezulton ekzistenca e një lidhjeje personale dhe e vazhdueshme, e cila ka vijuar edhe gjatë kohës kur shtetasi Ergys Agasi ka qenë i shpallur në kërkim nga drejtësia. Në disa prej komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni identifikohet drejtpërdrejt me interesat e Ergys Agasit kundrejt organeve të drejtësisë që po e ndiqnin penalisht, duke përdorur shprehje si;
Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë.” “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot..
“Të gjithë ne.”
“Do përfundojmë keq, shpirt.”
Këto komunikime, të vlerësuara në tërësinë dhe në kronologjinë e tyre, tregojnë jo thjesht një lidhje personale, por identifikimin e shtetases Vlora Hyseni me qëndrimin dhe interesat e personit nën hetim ndaj procedimit penal që zhvillohej kundër tij, si dhe gatishmërinë e saj për t’i qëndruar pranë e për ta ndihmuar gjatë kohes që ai ishte në kërkim, duke vënë kështu në dispozicion cilësinë e saj zyrtare dhe kapacitetet institucionale qe drejton. Në këtë linjë veprimi ajo shpreh jo vetëm solidaritet, por edhe gatishmërinë për ta ndihmuar. Në një bisedë mes tyre, para arrestimit së shtetasit Ergys Agasi, ajo i Shkruan këtë mesazh: “Zemër thjesht duhet te koncentrohemi te halli jot Të gjithë ne.
Shtetasja Vlora Hyseni nga numri +38****** i dërgon mesazhin “Çfarë na bene o Zot”. Po kështu në vijim të komunikimeve, në shkelje të rëndë të detyrës, Vlora Hyseni, tregon se do te takohet me Kryeministrin dhe sa kohë do rrijë tek ai. “Po me presin me shku te km…. Jo mo zemer une nje ore nuk rri me shume me ate”.
Më datë 24 gusht 2026
Solidarizimi me personin në kërkim Ergys Agasi pasqyrohet edhe në mesazhet e datës 22.08.2026 ku Vlora Hyseni i shkruan: “Sa sh gjëra na kanë bërë ne…. Te gjitha shpirt… O shpirt. Kjo është një situatë që do ja hedhim… Problemi është koha… Sa konsistencë kemi.”. Në vijim të komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit nën hetim Ergys Agasi; “Taulant Balla kryetar Kuvendi…. Kështu janë infot… Bela me Taon shoku”.
Njoftimi i GJKKO
Nisur nga interesi i lartë që ka në publik dhe në media procedimi penal nr. 20/1, i vitit 2025, në ngarkim të personave nën hetim: Vlora Hyseni, e dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1, të Kodit Penal; Fatjon Kalluçi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 295/a/1, i Kodit Penal dhe Embro Sulejmani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 302/2, i Kodit Penal, ju njoftojmë se:
Më datë 23.09.2026 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë gjykatës kërkesat për marrjen në pyetje të personave nën hetim: Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg”.
Seanca për marrjen në pyetje të personave nën hetim Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani është caktuar me datë 24.09.2026, ora 09:00, ndërsa për personin nën hetim Vlora Hyseni është caktuar më datë 24.09.2026, ora 12:00.
