Aktuale

VIDEO- Sulm me armë në një shkollë, raportohet për 16 persona të plagosur në Turqi! Momenti kur nxënësit largohen me vrap të tmerruar

Një sulm me armë zjarri është raportuar në mëngjes në Sanliurfa, në jug të Turqisë, ku një person i armatosur dyshohet se ka hyrë në një shkollë profesionale në zonën e Siverek dhe ka hapur zjarr.

Sipas mediave lokale, nga të shtënat janë plagosur të paktën 16 persona, mes tyre edhe nxënës. Ngjarja ka shkaktuar panik të madh në ambientet e shkollës, ndërsa në vendngjarje janë dislokuar forca të shumta policie dhe njësi të operacioneve speciale.

Raportohet se autori i dyshuar ka qëndruar brenda godinës së shkollës për një periudhë kohe dhe, sipas burimeve paraprake, mund të ketë mbajtur peng disa nxënës. Autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë marrë masa të forta sigurie për të kontrolluar situatën.

🚨🇹🇷 Türkiyənin #Şanlıurfa əyalətinin Siverek rayonunda məktəbə silahlı hücum olub

Belə ki, silahlı şəxs tüfənglə yeddi nəfəri yaralayıb. Şəxsin bir neçə şagirdi girov götürdüyü deyilir.

Hadisədən sonra əraziyə çoxsaylı tibb işçiləri və xüsusi polis qüvvələri cəlb edilib.… pic.twitter.com/VHw8Tdnit5

— APA İnformasiya Agentliyi (@APA_agentliyi) April 14, 2026

ŞANLIURFA’DAKİ LİSEDE SİLAHLI SALDIRI: YARALILAR VAR
Okula giren saldırgan rastgele ateş açtı! İşte olay yerinden ilk görüntüler
https://t.co/01ehlYxEwO

Video: DHA pic.twitter.com/GVLi4Ddl2m

— NTV (@ntv) April 14, 2026Ndërkohë, mediat lokale kanë publikuar pamje ku nxënës shihen duke u larguar me vrap nga ndërtesa në momentin kur kanë nisur të shtënat, duke reflektuar panikun e krijuar në vendngjarje.

Autoritetet turke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Ngjashme