Aktuale

Vinçi i merr jetën punëtorit 26-vjeçar, policia jep detaje

Një punëtor ka humbur jetën paraditen e sotme në Prizren. Vinçi në punishte i ka marrë jetën 26-vjeçarit.

Lidhur me këtë janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

‘’Sot, më datë 22.06.2026, rreth orës 09:00, Policia ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes Arbana në Prizren është dërguar pa shenja jete një person mashkull, rreth 26 vjeç. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes’’ ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

See also  Me barkun e rrumbullakosur dhe e veshur me rozë, Vesa Vllasaliu ndan momente nga “Babyshower-i” për të bijën! Çastet e ëmbla me Mirlind DakunMë tutje është bërë e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati i Punës.

Në koordinim me ta, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Të Ngjashme