Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Von Cramon mban sot konferencë për media

 
   

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon, do të mbajë sot konferencë për media në Prishtinë.

Konferenca është bërë e ditur se do të fillojë nga ora 11:30.

Kjo konferencë vjen një ditë pasi Cramon pati takim me Kurtin dhe më pas shkoi në Veri, ku edhe i takoi disa zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Sipas saj, edhe pse kryetarët e këtyre komunave janë të zgjedhur, ata sërish nuk kanë legjitimitet të hyjnë me forcë në objektet komunale.