Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga protesta e mbrëmshme, ku shihen deputetët Vlora Çitaku dhe Blerta Deliu, ndërsa përmes një postimi ka ngritur akuza lidhur me qëndrimet e tyre ndaj Gjykatës Speciale.
Krasniqi shkruan se në mesin e protestuesve ndodhen edhe dy deputetë që kanë votuar për themelimin e Gjykatës Speciale.
Më tej, ai ka shtuar se në fotografi ndodhet edhe një ish-diplomate, për të cilën thotë se kishte koordinuar atë që ai e quan “shantazh ndërkombëtar” ndaj partive dhe deputetëve për votimin e Gjykatës Speciale.
Postim i plotë:
Në këtë foto i keni DY deputetë votues të gjykatës speciale të maskuar si protestues. Numri 10 dhe 26 në listën e votimit.
Gjithashtu, e keni një ish diplomate që koordinonte shantazhin ndërkombëtar kundër partive dhe deputetëve për ta votuar gjykatën speciale.
Të tjerët janë qytetarë protestues, por që nuk po e kuptojnë sa afër i kanë ata që i dhanë jetë speciales.
