Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e ekonomistit në Kurbin, zbardhen detajet e reja nga atentati: Autorët u larguan me “Range Rover” të zi, kontrollet kanë nisur edhe në katër qytete të vendit

Ky mjet po kalon në filtrin e Krimeve të Rënda për të parë nëse rezulton i vjedhur.

Në bordin e kësaj makine dyshohet të kenë qenë më shumë se 3 persona.

Ata janë kujdesur që të mos pikasen nga kamerat e sigurisë, duke përdorur mbrojtëset nga dielli që automjetet disponojnë.

Efektivët e policisë po ushtrojnë kontrolle në zonat e braktisura me qëllim zbulimin e mundshëm të ndonjë gjurme.

Po ashtu, ka nisur kontroll edhe në pikat e serviseve që ndodhen përgjatë rrugës Tiranë – Lezhë – Shkodër, si dhe Durrës.