![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/09/vrasja-e-mbremshme-ne-prizren-kerkohet-aziz-gashi_64f60edea2fd8.png?resize=850%2C603&ssl=1)
Policia e Kosovës ka po kërkon Aziz ( Hashim ) Gashin, si të dyshuar për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Prizren.
Policia në një njoftim thekson se lidhur me rastin “ Vrasje “ të datës së djeshme 03.09.2023, të ndodhur në rrugën” Qerqiz Topulli“, në lagjen Arbanë të Prizrenit, nga ana e njësiteve policore relevante janë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura procedurale hetimore e ligjore.
“I dyshuari i rastit Aziz ( Hashim ) Gashi ,dtl.05.07.1972,i cili pas veprës së kryer është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, përkundër përpjekjeve të bëra ende nuk është arritë që të lokalizohet vendqëndrimi i tij. Janë njoftuar të gjitha pikat kufitare dhe Stacionet Policore në nivel vendi, ngase i dyshuari dyshohet të jetë i armatosur dhe ndalimi i të njëjtit është me shkallë të lartë të rrezikshmërisë.
Me qëllim të lokalizimit të vendqëndrimit të të dyshuarit dhe të arrestimit të tij sa më të shpejtë, nga ana e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, lëshohet autorizim për publikimin e fotografisë së të dyshuarit. Kërkohet ndihmë e të gjitha mediave dhe qytetarëve që për çfardo informate për vendndodhjen e të dyshuarit të njoftohet në stacionin me të afërt policor në mënyrë që të bëhet arrestimi i të dyshuarit dhe të mundësohet sa më parë zbatimi efikas i procedurave të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.