Aktuale

Vetëm dy javë pezullim, rikthehen në detyrë efektivët e dyshuar për th*erjen e këmbës së qytetarit gjatë protestës

Vetëm dy javë ka zgjatur pezullimi nga detyra i shefit të rendit në Komisariatin Nr. 1, Fatjon Kopani, dhe efektivëve të tjerë të policisë, të cilët janë rikthyer prej disa ditësh në punë.

Ata u pezulluan me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, pasi dyshohet se gjatë shoqërimit të një qytetari, në ditën e parë të protestës studentore, i kanë thyer këmbën.

Bëhet fjalë për Ledion Ballën, nga Librazhdi, i cili, sipas dëshmisë së tij, ka bërë përgjegjës punonjësit e policisë për dëmtimin e pësuar. Ngjarja ndodhi pranë zonës së Parlamentit, ku i riu u neutralizua nga efektivët dhe më pas u kap nga rrobat, ndërsa në pamjet e publikuara dallohet se kishte këmbën e thyer.

Sipas dëshmisë së tij, gjatë shoqërimit ai u ka kërkuar efektivëve ta linin të lirë, por nuk ka marrë përgjigje prej tyre.

Ad
Pavarësisht rikthimit në detyrë të efektivëve, hetimet për ngjarjen vijojnë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria e Tiranës, për veprime arbitrare dhe shpërdorim detyre.

Rasti ishte një nga incidentet më të rënda të regjistruara në ditën e parë të protestës studentore.

Të Ngjashme