Aktuale

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma

Një pacient ka humbur jetën ditën e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka rënë nga kati i tretë i godinës.

Sipas burimeve, pacienti ishte shtruar në spital pas një tentative të mëparshme për vetëvrasje, gjatë së cilës kishte pësuar fraktura dhe po merrte trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur gjatë qëndrimit të tij në spital, ndërsa ende nuk janë sqaruar rrethanat e plota të saj.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Në kuadër të tyre, po merren në pyetje personeli mjekësor dhe familjarët e pacientit.

Hetimet pritet të përcaktojnë se si ndodhi ngjarja dhe rrethanat në të cilat pacienti ra nga kati i tretë.

Të Ngjashme