Aktuale

Vrasja e të “fortit” të Vorës/ Zbulohet lidhja e tij me ekzekutimin e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj!

Edmond Sula, i cili mbeti i vrarë me një pushkë snajper në fshatin Bërxull të Vorës, rezultonte më parë i arrestuar për vrasjen e Indrit Çelajt, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Gusht 2019 në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Sula ishte shok i ngushtë i Albano Kusit dhe Bujar Kusit, në pronën e të cilëve vranë teknikun e kondicionerit, Indrit Çelaj.

Gazetari Elton Qyno mëson se në atë periudhë Edmond Sula u arrestua për akuzën e Vrasjes me dashje në bashkëpunim, prodhim dhe mbajtje të armëve dhe përkrahje të autorit të krimit, Albano Kusi.

Pavarësisht akuzës së rëndë, Edmond Sula mundi ti shpëtojë drejtësisë, duke u liruar nga burgu.

Së bashku me Edmond Sulën u arrestua me Ferdinand Bakallin dhe Luan Çakajn për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”

Më tej arrestimet vijuan me Griseldo Kusin, Lorenc Veliaj dhe Bujar Kusin.

Ndërsa Albano Kusi vijon të jetë në kërkim, edhe pse është dënuar nga gjykata e Apelit Tiranë.

Të Ngjashme