Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin për vrasjen e dyfishtë në Kolovicë të Prishtinës më 26 mars 2024, u dëgjuan dëshmitarët M.B. dhe A.B., (prindërit e të akuzuarve Naim dhe Ahmet Berisha), të cilët treguan se ku ishin nisur djemtë e tyre natën kritike. Në seancë u dëgjua edhe eksperti i balisitikës, Lutfi Rraci.
Në këtë rast, akuzohen Naim e Ahmet Berisha, Lum Halimaj dhe Kaltrim Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Fillimisht, u dëgjua dëshitarja M.B., e cila deklaroi se në ditën e ngjarjes kritike, djali i saj- i akuzuari Naim Berisha, i kishte thënë se e kishin gjuajtur me armë, por nuk e dinte se kush. Tha se ai nuk kishte pasur probleme me askënd.
Në vijim, dëshmitarja M.B., deklaroi se djemtë e saj-të akuzuarit Naim dhe Ahmet Berisha kishin dalë në mbrëmje për të shkuar ta marrin gruan e Naimit nga shtëpia e babait të saj, e cila ndodhej në afërsi të vendit të ngjarjes.
Më pas, ajo thotë se ngjarjen kritike e kishte kuptuar kur policia kanë shkuar në shtëpinë e tyre dhe e kishin njoftuar për rastin.
Në këtë seancë, u dëgjua edhe dëshmitari A.B., babai i të akuzuarve Naim dhe Ahmet Berisha, i cili po ashtu deklaroi se ata kishin dalë rreth orës 21:00 për të shkuar te shtëpia e prindërve të bashkëshortes së Naimit.
Po ashtu, dëshmitari shtoi se i akuzuari Naim i kishte thënë se në ngjarjen e paradites, ku e kishin gjuajtur me armë disa persona, kishte parë Fitim Dodën dhe Arian Sijarinën, shokë të Ahmet Berishës, si dhe dy persona të cilët nuk i njihte.
Dëhsmitari A.B., tha se i akuzuari Naim Berisha dhe Fitim Doda kishin pasur një mosmarrveshje, por nuk e dinte arsyen e kësaj.
Më tej, u dëgjua eksperti i balistikës, Lutfi Rraci, i cili deklaroi se nga llojet e kalibrave të gëzhojave të plumbave të sjella si dëshmi, rezulton se në ngjarjen kritike janë përdorur dy armë të ndryshme.
Eksperti Rraci tha se plumbi i nxjerrë nga trupi i të ndjerës Z.G., ishte i kalibrit 7.62 x 39 mm, i cili ishte shkrepur nga një armë e llojit AK-47, ndërsa për plumbin e nxjerrë nga trupi i të ndjerit E.H., tha se ishte i kalibrit 7.65 x 17 mm, i cili ishte shkrepur nga një armë e llojit “Skorpion”.
Eksperit shtoi se nuk i kishin pasur armët e përdorura gjatë procesit të ekzaminimit.
Në vijim, Rraci tha se është problem të përckatohet pozita e saktë e gjuajtësit nga vetura “Hyundai”, pasi gëzhojat e gjetura në ulësen e veturës janë shpërndarë në ambient të mbyllur.
Ai shtoi se gjuajtësi ka mundur të ketë qenë i ulur përpara në vëturë, por nuk e përjashtoi mundësinë që ka qenë i ulur mbrapa.
Ndërkaq, i pyetur nga mbrojtësi i të akuzuarit Halimaj, avokati Fanol Krasniqi, eksperti Rraci deklaroi se lloji i armëve të përdorura u përcaktua nga kalibri i fishekëve si dhe nga krahasimi mikroskopik i tyre.
Rraci shtoi se nuk mund të konstatojë pozitën e gjujatësit më armën “Skorpion”, ngase që të arrihej deri te ai konstatim, duhej të kishte armën që të bënte eksperiment.
Në fund, prokurori i rastit, Bashkim Zeqaj i propozoi Gjykatës që eksperti t’i marrë të gjitha shkresat e lëndës dhe të dalë në vendin e njgjajes, që të bëjë një raport plotësues lidhur me ekspertizën e tij, për të përcaktuar drejtimin e gjuajtjeve.
Këtë propozom e kundërshtoi mbrojtësi i të akuzuarit Naim Berisha, avokati Naim Rudari, duke thënë se vetëm me shkresat e lëndës, plotësimi eventual i ekspertizes do të ishte i mangët.
Ai shtoi se do të ishte e nevojshme që eksperti të bëjë rikonstruimin e vendit të ngjarjes, ku do të ishte e domosdoshme të ishin prezente palët në procedurë.
Proropozimin e avokatit Rudari e mbështetën edhe mbrojtësit e të akuzarve tjerë, avokatët Hivzi Bajraktari, Fanol Krasniqi dhe Naser Sopjani.
Pas dëgjimit të këtyre propozimeve, kryetarja e trupit gjykues, Alltën Murseli, e aprovoi pjesërisht propozimin e prokurorit Zeqaj dhe udhëzoi ekspertin Rraci që në bazë të shkresave të lëndës të japë një mendim plotësues të ekspertizës, ndërsa refuzoi propozimin e avokatëve që të bëhet rikonstruimi i vendit të ngjarjes.
Më këtë, seanca e sotme u ndërpre, ndërsa e radhës do tëc aktohet pas pranimit të plotësimit të eskpertizës.
Kujtojmë se pas publikimit të raportit nga seanca e 24 prillit 2026 me titull “Edhe miliardat me m’i dhënë, djali jem nuk ngjallet”, ka deklaruar nëna e të ndjerit në rastin e vrasjes së dyfishtë në Kolovicë” i dyshuari Sami Berisha kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese, në drejtim të redaksisë së “Betimi për Drejtësi” dhe gazetarit Betim Musliu. Prokuroria Themelore në Prishtinë më 27 prill 2026 ka ndaluar të dyshuarin për 48 orë. Më pas, Gjykata Themelore Prishtinë ia caktoi masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, në këtë rast të dëmtuarit- gazetarit Betim Musliu dhe adresës së vendbanimit të tij.
Gjykimi po mbahet në mungesë ndaj të akuzuarve Naim Berisha dhe Kaltrim Gashi, pasi që të njëjtit ndodhen në arrati.
Më 20 shtator, “Betimi për Drejtësi” ka publikuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës e ngritur ndaj Naim dhe Ahmet Berishës, Lum Halimajt dhe Kaltrim Gashit për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 26 mars 2024 në Kolovicë të Prishtinës, ku viktima mbetën E.H. dhe Z.G.
Sipas aktakuzës, palët e armatosura u përplasën për motive hakmarrjeje të lidhura me tregtinë e narkotikëve, duke shkaktuar edhe lëndime të tjera të rënda. Të pandehurit ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, si dhe “Mbajtje të paautorizuar të armëve”. Naim Berisha dhe Kaltrim Gashi, ndodhen ende në arrati.
