Aktuale

Vrasja në Korçë/ Autori dhe viktima u përfshinë në sherr, 20-vjeçarit i gjendet thika në dorë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 20-vjeçari Johan Zuko.

Viktima dhe autori i dyshuar janë përfshirë në një konflikt pak para ngjarjes. Gazetarja Dhorjela Çule, raporton se Zuko dyshohet se ka pasur me vete edhe një thikë.

NEWS  Largohet Berisha? PD shkon në zgjedhje për Kryetar, ja data kur do mbahen!Thika është gjetur në dorën e viktimës pas ngjarjes dhe është sekuestruar nga grupi hetimor si provë materiale.

Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe vijon të jetë në arrati. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar dinamikën e konfliktit dhe për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes./Top Channel

NEWS  “Dosja Balluku s’është as 10% e asaj që fshihet”, Ahmetaj paralajmëron: E vërteta ende …

Të Ngjashme