Një 35-vjeçar, Nadir Rossi, është arrestuar në Verona të Italisë, nën dyshimin se ka vrarë bashkëshorten e tij, duke i injektuar insulinë. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, burri, i cili ishte infermier ashtu si edhe gruaja e tij, dyshohet se i ka dhënë insulinë fillimisht në banesë dhe më pas në spitalin ku ajo ishte shtruar, duke i shkaktuar një krizë të rëndë hipoglicemie. Për shkak të administrimit intravenoz të hormonit, pa një qëllim terapeutik, 32-vjeçarja Jessica Dalla Chiara humbi jetën. Ngjarja daton më 24 qershor 2024. Pas vdekjes së bashkëshortes, burri përfitoi edhe dëmshpërblimin nga sigurimi i jetës, pasi Jessica kishte lidhur një kontratë sigurimi vetëm dy vjet më parë.
Vrau gruan me insulinë dhe dogji trupin, mesazhi që la pas 35-vjeçari MONSTRUOZ!
