Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën, ku një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Joan Zhuko, 20 vjeç, i cili dyshohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Siç shkruan Euronewsal, i riu dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, ndërsa arma e përdorur dyshohet të jetë një kallashnikov, transmeton Klankosova.tv.
Autori i dyshuar është identifikuar nga autoritetet dhe policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.
Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se e ka ndjekur 20-vjeçarin përpara se ta qëllonte në hyrje të një pallati.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.
Policia vijon kontrollet dhe kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.
