Një shtetas francez, rreth 20 vjeç, është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil, ku dyshohet se është goditur me mjet prerës, thikë.
Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, rreth orës 05:15, i riu me inicialet M.M. është gjetur pa shenja jete në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se viktima, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me thikë nga një 29-vjeçar me inicialet S.V., banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Policia ka nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
