Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq për deklaratat e Ramës për ‘Ballkanin e Hapur’: Nuk mund ta besoj që e ka thënë këtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërsië, Edi Rama, se “Ballkani i Hapur” e ka përfunduar misionin për të cilin lindi dhe se Procesi i Berlinit është aksi kryesor tanimë.

Vuçiq ka thënë se nuk e beson që Edi Rama e ka thënë një gjë të tillë, porse mendon se çdo ide që vjen nga Ballkani do të jetë e mirë se ajo që mund të vie nga jashtë.

“Nuk do të zhytemi me kokë në askund. Nuk jam i sigurt që Rama e ka thënë realisht këtë, thjesht nuk mund ta besoj që e ka thënë këtë. Nuk besoj se ka thënë kështu, por nga ana tjetër do mendoj gjithmonë se çdo ide që vjen nga ne do të jetë më e mirë sepse kjo është shprehje e dëshirave tona”, ka thënë Vuçiq për TV Prva.

Por çka tha Rama?

“Procesi i Berlinit është tani më aksi ynë kryesor. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë e cila lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit, dhe e ka kryer tani atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit, sepse e kemi këtë mundësi, e kemi në Tiranë. Kemi mundësinë ta zotërojmë si proces, me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermania, nga Kancelari Scholz por edhe nga gjithë të tjerët”, ka thënë Rama në një intervistë për Euroneës Albania.