Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq reagon i befasuar pas deklaratës së Ramës, nuk e beson këtë gjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një dalje të tij publike në televizionin “Prva” ka deklaruar se nuk beson se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Ballkani i Hapur e ka kryer misionin e vet dhe se tashmë duhet vazhduar me Procesin e Berlinit.

Vuçiq u shpreh kundër idesë së Ramës se “duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit” dhe tha se shpreson që së shpejti do ta takojë atë.

“Nuk besoj se Rama e ka thënë këtë. Shpresoj të kem mundësi ta shoh së shpejti. Ballkani i Hapur është një ide autonome dhe autoktone e njerëzve nga Ballkani,” tha Vuçiq.

Ai tha se do të konsiderojë gjithmonë se çdo ide e krijuar në rajon është “më e mirë se ato që vijnë nga jashtë”.

“Kjo është shprehje e dëshirave dhe marrëdhënieve tona, jo diçka që e bëjmë nën sundimin e dikujt tjetër”, tha presidenti serb.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha dje nga Ulqini se nisma “Ballkani i Hapur” e ka përfunduar misionin për të cilin ka lindur dhe tha se ka qenë për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit.