Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia do të hapë një fabrikë dronësh në shtator, në bashkëpunim me Izraelin.
Ai i dha këto deklarata gjatë vizitës së sotme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd.
Vuçiq tha se pret që hapja e kësaj fabrike të bëhet rreth datës 15 ose 20 shtator.
“Ne po e bëjmë këtë me izraelitët. Ukrainasit janë shumë të suksesshëm dhe kanë shumë fabrika të tyre të dronëve”, deklaroi Aleksandar Vuçiq.
