Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Xhaferi: Zgjerimi i BE-së është një nga politikat më të mira të Unionit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga politikat më të mira të Unionit si nevojë gjeostrategjike.

Xhaferi në Facebook tha se është investim afatgjatë për gjithë Evropën në kuptimin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik.

“Besoj se si shtete kemi treguar se mund të ballafaqohemi me sfidat e procesit të integrimit me çka konfirmuam se jemi partnerë seriozë në këtë projekt të përbashkët, theksova në fjalimit tim në Budapest”, ka shkruar ai.