Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Youtuberi i famshëm që flet dhjetëra gjuhë të huaja, mëson edhe shqip në Bronx të Nju Jorkut (Video)

Youtuber-i i famshëm Arieh Smith, i njohur për aftësinë e tij të komunikojë në shumë gjuhë të botës, ka nisur të mësojë edhe shqip.

I njohur me emrin Xiaomanyc, Smith, i cili ka mbi 6 milionë “subscribers” në kanalin e tij në Youtube, ka vizituar së fundmi komunitetin e shqiptarëve në “Little Albania” në Bronx të Nju Jorkut.

Eksperiencën e veçantë ai e ka ndarë me shikuesit në kanalin e tij në Youtube, duke i vlerësuar shqiptarët si njerëz mikpritës dhe gazmorë.

Sigurisht që në eksperiencën e tij mes shqiptarëve në SHBA, nuk ka munguar as byreku dhe rakia.