Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zarf i zi në “Big Brother Vip Albania” Ilnisa dënohet nga ‘Vëllai i Madh’

lnisa Agolli është dënuar nga “Vëllai i Madh”, pasi ka thyer një ndër rregullat bazë të formatit që është mbajtja ndezur e mikrofonit, gjatë kohës kur ajo flet apo kryen veprime në shtëpi.

Sipas zarfit të zi të ardhur në shtëpi Ilnisa e ka përsëritur disa herë këtë veprim ndaj ajo do të jetë “e padukshme”, deri sa “Big Brother” të ketë vendosur.

Nga momenti i leximit të zarfit, asnjë banor nuk do t’i kthejë përgjigje dhe nuk duhet të reagojë, ndaj saj përndryshe do të dënohet

“Gjatë këtyre ditëve “Vëllai i Madh” ka vënë re se Ilnisa ka thyer një ndër rregullat kryesore të formatit, atë të ndezjes së mikrofonit. Duke qenë se ky rast është i përsëritur, që prej këtij momenti, Ilnisa do të jetë ‘e padukshme’ në shtëpi, deri në një njoftim të dytë, nëpërmjet gongut.

Asnjë prej banorëve të tjerë nuk duhet të reagojnë me Ilnisën, t’i flasin, apo t’i kthejnë përgjigje. Për cilindo banor që e thyen këtë denim, “Vëllai i Madh” do të ketë një penalizim.” – shkruhej në zarf.