Aktuale

Zbardhet dinamika e krimit në Ksamil, sherri nisi për vajzën, flasin shokët e viktimës që panë ngjarjen: Konflikti degradoi në dhunë, ai …

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil, ku mbeti i vrarë me thikë një turist portugez, 20 vjeç.

Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo raporton se grupi hetimor ka marrë në pyetje shokët e viktimës, Luis Miguel Varela Mendes, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre mbi mënyrën se si nisi konflikti dhe momentet që i paraprinë goditjes fatale.

Sipas tyre, sherri dyshohet të ketë nisur brenda ambienteve të lokalit pas ngacmimit të një vajze. Situata më pas është përshkallëzuar dhe në konflikt janë përfshirë disa persona.

NEWS  Qytetarët dhe studentët marrin sërish banderolën, e vendosin te fasada e Universitetit PoliteknikNë përpjekje për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë edhe punonjësit e sigurisë. Në këtë moment, 20-vjeçari portugez dyshohet se është futur mes personave të përfshirë në konflikt, me qëllim që t’i ndante.

Por dëshmitarët kanë deklaruar se ndërhyrja e tij përfundoi në mënyrë tragjike. Varela u godit me thikë dhe, pavarësisht ndërhyrjes, plagët rezultuan fatale.

“Sherri nisi për ngacmimin e një vajze. Në konflikt u përfshinë disa persona. Luis Varela u fut për të shuar konfliktin”, mësohet të kenë deklaruar shokët e viktimës.

NEWS  ‘Po vij në Greqi të të vr*as dhe të të hedh në erë’, kërcënimet trond*tëse të ‘Titit’ ndaj bashkëshortesPo ashtu janë marrë në pyetje edhe dy shtetasit turq, një vajzë dhe një djalë, të cilët u kapën së bashku me 29-vjeçarin Sokrat Vatën, teksa dyshohet se po tentonin ta largonin nga vendi i ngjarjes. Në prani të përkthyesve, ata kanë dhënë versionin e tyre për marrëdhënien me Vatën dhe momentet pas konfliktit.

Sipas dëshmive të tyre, dy shtetasit turq ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes” dhe kishin krijuar një marrëdhënie shoqërore me Vatën. Ata kanë deklaruar se e paguanin 29-vjeçarin për shërbime sigurie, si bodigard dhe shoqërues personal.

NEWS  Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë: Kapen dy të rinj, motivi…Përpara hetuesve, ata kanë mohuar çdo përfshirje në ngjarjen kriminale, duke pretenduar se e morën Vatën në automjet vetëm për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin me të.

“Ishim miq dhe e shoqëruam për shkak të miqësisë”, mësohet të kenë deklaruar ata.

Të Ngjashme